Thaçi tejet i pikëlluar për vdekjen e Albright

Bekim Çollaku, ish-ministër dhe këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka viztuar këtë të fundit në Hagë
Çollaku ka thënë se Thaçi ndihet tejet i pikëlluar për vdekjen e ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright.
“Me të cilën bashkëpunoi ngushtë për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë për liri. Evokuam shumë kujtime të asaj kohë, nga më të ndryshmet. Sigurisht, të gjithë i kujtojmë ato ditë të rënda për Kosovën dhe popullin tonë. Mirëpo ishin luftëtarët e lirisë, presidenti Clinton, sekretarja Albright, kryeministri Blair dhe shumë mbeshtetës tjerë që na e mbanin gjallë shpresën se ditët e lirisë po afroheshin. “, ka thënë ndër tjerash Çollaku.
Ai e ka cilësuar si padrejtësi paraburgimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht.Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.”, ka përfunduar Çollaku./21Media

Back to top button