Thaçi tregon se çka do të diskutojë nesër me Vuçiqin

Ai tha se ky do të jetë vetëm një takim fillestar

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se çfarë do të diskutojë nesër gjatë takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, ka shkruar Thaçi.

Ai tha se ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që sipas tij është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

I pari i vendit gjithashtu, tha që institucionet e reja duhet të krijohen pa humbur kohë, “Ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror”, ka thënë presidenti në një postim në “Facebook”.

Sipas Thaçit dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje prioritare e interesit shtetëror. “Unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti poltike parlamentare pa përjashtim”, tha ai./21Media

Back to top button