Thaçi – Trumpit: Nën udhëheqjen tuaj do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare

Thaçi e falënderon Trump-in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar sot Presidentin e Amerikës, Donald Trump, për siç ka thënë ai vëmendjen që po ia kushton Kosovës.

Thaçi u zotua se nën udhëheqjen e Trump do të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar.”, shkruan Thaçi në Twitter./21Media

Back to top button