Thaçi: Uashingtoni përkrah marrëveshjen e paqes

Thaçi ka takuar Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes.

Ai gjatë qëndrimit në SHBA, ku po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ka takuar Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

“Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Back to top button