Thaçi uron deputetët dhe kryeministrin e Greqisë

Greqia sot votoi pro ratifikimit të marrëveshjes me Maqedoninë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka uruar deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës.

“Urime deputetëve të Greqisë, kryeministrit Tsipras që treguan vizion dhe kurajo duke e votuar Marrëveshjen e Prespës. Ky është një lajm i mirëseardhur për tërë rajonin dhe një shtytje e fortë në përpjekje për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve të Ballkanit”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro. Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin. Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian./21Media  

Back to top button