Haradinaj përkrahë ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Sot u ratifikua marrëveshja e Prespës në parlamentin e Greqisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin për emrin e Maqedonisë së Veriut nga parlamenti grek.

“Përshëndes hapin historik të votimit për emrin e Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti i Greqisë, që përmbyllë me sukses të plotë Marrëveshjen e Prespës. Edhe njëherë u konfirmua se rruga e vetme për stabilitet në rajon është ajo e dialogut dhe e paqes. Ballkani po ecë sigurtë drejt integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro. Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin. Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian./21Media  

Back to top button