Thaçin e vizitoi vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, dje me rastin e ditës së Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë.
Ai ka thënë se Thaçi ua uroi festën të gjithë besimtarëve në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen.
“Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të pathyeshëm. Besojmë shumë që ky proces i padrejtë do të përfundojë në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ata do të lirohen dhe do të kthehen te familjet e tyre, në vendin e tyre. Të fala keni nga Haga!”, ka thënë Idriz Thaqi.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po mbahen në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020./21Media