Ditën e Bajramit raportohen pesë raste të dhunës në familje në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë ditës së djeshme ( 16 qershor) në Kosovë, kur edhe po festohej festa e Kurban Bajrami.

Tri raste janë raportuar në Fushë Kosovë, një në Obiliq dhe një tjetër në Lipjan.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona për sulm ndaj bashkëshorteve të tyre.
• Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.• Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.• Fushë Kosovë / 16.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa në Lipjan një grua ka raportuar se burri i saj po ushtron dhunë psiqike, kurse në Obliqi është arrestuar një person për sulm ndaj djalit të tij të mitur

“• Lipjan / 16.06.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.• Obiliq / 16.06.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën- djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, njoftoi policia./21Media

Back to top button