Themelorja iu vazhdon dhe për dy muaj masën e paraburgimit katër të dyshuarve lidhur me tenderin milionësh të MPB-së

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj Adem Sopës, Bardhyl Behlulit, Naim Selmanit dhe Gëzim Hotit nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënje ryshfeti.

Lajmin për portalin rtv21.v e ka konfirmuar zëdhënësja Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, me datë 02 gusht 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj’, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Më koprik të këtij vitit Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Adem Sopës, Bardhyl Behlulit, Naim Selmanit dhe Gëzim Hotit nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënje ryshfeti.

Kjo kërkesë ishte aprovuar nga Themelorja duke ua caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të dyshuarve të lartcekur./21Media

Back to top button