“The Gray Man” premierë në Los Angeles
Në Los Angeles u dha premiera e filmit të vëllezërve Russo i pagëzuar “The Gray Man”. Të pranishëm atje ishin: aktori Ryan Gosling, Chris Evans, Ana de Armas e të tjerë.
Në filmin e ri të vëllezërve regjisorë Anthony dhe Joe Russo, të pagëzuar “The Gray Man”, aktori Ryan Gosling luan rolin e një mercenari të CIA-s, i cili detyrohet të ikë pasi që zbulon sekretet e kësaj agjencie.
Goslling në një intervistë për Ap në premierën e këtij filmi që u shfaq në Los Angeles tha se roli i tij ishte shumë sfidues, por kjo është ajo që e bën interesant. Gosling u shpreh se gjithmonë ka dashur të luajë rol në një film aksion, kështu që nuk u ankua për sfidat derisa kanë xhiruar atë.
Aktori Gosling tha se kurrë më parë në jetën e tij nuk ka luajtur në një film si ky. Sipas tij, në të për të është çdo gjë e re. Ai tregoi se është paraqitur edhe me role të tjera në filma aksion, por në “The Gray Man” gjysma e skenave janë aksion. Ai luajti nëntë prej tyre dhe këtu ceku skenat në udhëtimin e çmendur.
Në pyetjen si kaloi xhatë xhirimeve me aktorin Kris Evans, Gosling u shpreh se me të ka kaluar mirë, se ai ka një rol që i pëlqen dhe nga ai ka nxjerrë momente shumë të veçanta.
Aktori Evans deklaroi se në film është munduar të japë më të mirën nga vetja. Ai tha se në xhirime të tilla ka aktorë që janë mësuar me truqe si ato që shihen në film, por se ai, Gosling e Ana janë munduar shumë të duken sa më realë, sepse më parë nuk kanë pasur role si këto.
Evans u shpreh se çdo njëri gjatë xhirimeve është munduar sa më shumë që të japë më të mirën nga vetja, që filmi të dilte sa më mirë. Sipas tij, Gosling është njëri prej aktorëve më të mirë në skenë, dhe ka nderin që ka bashkëpunuar me të.
Për rolin në filmin “The Gray Man”, aktori Regé-Jean Page, i cili luan rolin e Denit, tha se pjesa më interesante e fimit është ajo kur është dashur të kuptonin se sa të këqinj do të paraqiteshin me rolet e tyre. Ai u shpreh se ishte shumë me rëndësi të kuptonin se deri ku mund të shkonin me paraqitjet e tyre.
Në pyetjen se çfarë personi i keq është Kris në film, pasi që ka skena shumë me të, Page tha se ai është personi më karizmatik e i keq që kemi parë deri më tani.
Për filmin “The Gray Man” folën edhe aktorët Billy Bob Thornton dhe Ana de Armas. Thorton deklaroi se aktori Evana është modest, se është djalë dhe aktor shumë i mirë. Ai tregoi se atë e njeh prej më parë, kur ishte më i ri dhe tha se mendon se ai nuk ka ndryshuar.
Aktorja de Armas potencoi se aktorin Ryan Gosling e preferon pa masë. Sipas saj, ai është njëri prej aktorëve që interesohet për çdo detaj të rolit të tij. Kjo e bën punën e tij më të lehtë, tha ajo.
Për filmin “The Gray Man”, ajo tha se ka tregim modern, se në të ka shumë skena aksion dhe ekipi i aktorëve në të është shumë i mirë.
Filmi “The Gray Man” do të shfaqet në kinematë amerikane këtë të premte, më 15 korrik 2022, ndërkaq në Netflix për mbarë botën më 22 korrik 2022./21Media