“The Midnight Club” thyen rekordin për skenat më të frikshme

Episodi i parë i serialit të ri të Netflix “The Midnight Club” ka më së shumti skena të frikshme për një serial. Falë kësaj, ai edhe arriti rekordin botëror në kategorinë për skenat më të frikshme.
Këtë serial e bashkëkrijoi Mike Flanagan.
Ky prodhues filmash tashmë veçohet edhe për realizim të disa projekteve të mëparshme të Netflix, siç është “The Haunting of Hill House”.
Flanagan ka bërë regjinë edhe të filmit vazhdimësi të Stefen King, të “The Shining” të titulluar “Doctor Sleep”.
Sa i përket serialit “The Midnight Club”, episodi i parë arriti rekord për 21 pika frikësuese.
Seriali “The Midnight Club” bazohet në serinë e librit të popullarizuar të Christopher Pike, ndërkaq përqendrohet në disa adoleshentë të sëmurë në një bujtinë misterioze.
Ata mblidhen çdo mbrëmje në mesnatë, ku i regojnë njëri-tjetrit tregime të liga.
Ata po ashtu bëjnë një pakt që kushdo që vdes i pari të provojë të kthehet në jetë për të treguar nëse ka jetë pas vdekjes. Por pasi që vdes njëri prej tyre, atje fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme.
“The Midnight Club” u shfaq premierë në Netflix me 7 tetor 2022./21Media

Back to top button