“The Outsider”, dokumentar dedikuar sulmeve të 11 shtatorit në Manhattan
“The Outsider” është dokumentari i parë dedikuar sulmeve të 11 shtatorit në Manhattan që do të shfaqet në platformën sociale, Facebook. Lansimi i tij do të bëhet me pagesë.
Dokumetari “The Outsider” do të shfaqet me 19 gusht 2021, ndërkaq sa i përket skenave në të, ai paraqet sfidat dhe polemikat që kanë nododhur në vend.
Në Facebook më parë janë transmetuar ngjarje pa pagesë, e ky dokumentar do të jetë i pari në radhë të filmave që do të lansohet në këtë platformë. Të drejtën për transmetimin e tij e ka blerë kompania Abramorama.
Dokumentarin mund ta ndjek e tërë bota, filluar nga ora 20:oo, ndërkaq ai do të vazhdojë të transmetohet deri më 20 gusht në ora tetë të mëngjesit.
Për ata që duan të shikojnë këtë dokumetar, bileta kushton $3.99.
Në fillim të shtatorit, dashamirët e tij mund ta shohin edhe në kinema, po në mënyrë të limituar.
Regjisorët e “The Outsider” janë: Pamela Yoder dhe Steven Rosenbaum. Ata kaluan 20 vite duke arkivuar e dokumentuar pamje nga sulmet e 11 shtatorit.
Ky dokumentar premton shikuesit se do të shohin skena të papublikuara më parë.
Sulmet e 11 shtatorit kanë pasur ndikim në mbarë botën. Regjisorët e tij mendojnë se ka entuziastë të shumtë të cilët do të dëshironin të dinin se si ka ardhur deri tek ato, andaj sipas tyre, ky dokumentar i siguron të gjitha./21Media