Thellohet bilanci tragjik në Kinë

98 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Vijon të rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga koronavirusi. Megjithatë numri i të infektuarve brenda 24 orëve është në rënie.

Autoritetet kanë konfirmuar këtë mëngjes se numri i viktimave ka shkuar në 1,868, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit virusi vdekjeprurës u ka marrë jetën 98 personave në të gjithë Kinën.

Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i të prekurve nga koronavirusi, duke shkuar në rreth 73,000.

Gjatë të hënës 1.097 persona nga të infektuarit u sëmurën rëndë, ndërsa 1.701 janë lëshuar nga spitali pas shërimit. Në përgjithsi 12.552 persona janë shëruar deri më tani nga ky virus në Kinë.

60 persona janë konfirmuar të infektuar në Hong-Kong, 10 në Macao ndërsa 22 në Tajvan.

Vetëm katër vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Vdekja e parë që ndodhi jashtë Azisë u raportua të shtunën në Francë, ku një turiste 80-vjeçare që trajtohej nga 25 janari nga koronavirusi ndërroi jetë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong.

Koronavirusi i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike Kinës. Për shkak të kësaj, Kina po përpiqet të rikthejë në punë bizneset që u mbyllën dhe të rihapë shkollat që u pezulluan për javë të tëra./21Media

Back to top button