Themeluesit e LDK-së jashtë Kuvendit
Ata nuk u votuan mjaftueshëm
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, nuk do të ketë shumë emra të njohur të politikes kosovare, e disa nga ta janë edhe disa personalitete të njohura në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
E habitshme ka qenë marrja e votave të pakta nga deputeti të kësaj partie në të gjitha legjislaturat, Sabri Hamiti, i cili dy herë është zgjedhur deputet edhe në zgjedhjet e mbajtura në vitet e 90-ta. Hamiti njëri nga njerëzit më të afërt të ish Presidentit Rugova, i cili është njohur edhe si kreu u bastionit të LDK-së në Llap, ka marrë vetëm 3,103. Ai për kohë të gjatë ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Vota më pak se Hamiti ka marrë edhe një llapjan tjetër, po ashtu pjesë e LDK-së që nga vitet e 90-ta, Skender Hyseni. Ministri i Punëve të Brendshme ka marrë 2,068 vota.