“Disa kandidatë janë votuar në krah të prindërve të tyre”
Parim Olluri foli për fëmijët e politikanëve që u zgjodhën deputetë
Sonte në emisionin debatues “CLICK” të RTV 21 po diskutohet se Kush është kush në Kuvend.
Gazetari Parim Olluri nga tha se shumë nga kandidatët në listat e subjekteve politike përfituan nga prindërit dhe axhallarët e tyre. Madje mes tjerash përmendi edhe vajzën e presidentit Rugova duke thënë se në mandatin e kaluar ajo ka folur vetëm një herë, shkruan rtv21.tv
“Interesante është votimi i njerëzve që me njëfarë forme kanë përfitu duke u votu në krah të prindërve të tyre, një prej tyre është edhe zotni Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, tjetër është Mërgim Lushtaku që ka përfitu ma shumë prej faktit se është djali i kryetarit të Skënderajit, Sami Lushtakut, është Evgjeni Thaçi mbesa e presidentit Hashim Thaçi dhe Teuta Rugova që realisht na e dimë vetëm një herë të vetme ka fol në tri vjet të mandatit të kalum dhe arrin me u zgjedh sërish deputete”, tha mes tjerash Olluri./21Media