Theren me thikë dy nxënës

 

Dy nxënës janë therur me thikë pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve të nxënësve në Viti

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00 në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy grupeve të nxënsëve, ku dy nxënës M.K.SH janë goditur me mjete të forta (thika), të njëjtit janë dërguar në trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit. Dy persona të dyshuar M.K.SH, janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedur të rregullt”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button