Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një përleshjeje në Podujevë tre persona janë therur me thikë.
Referuar raportit ditor të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
Ndërkaq lidhur me këtë rast thuhet se është arrestuar një person.
“Raportohet se pas një përleshje, tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media