Theret me thikë një 16 vjeçar në Britani të Madhe

 

Rayon Pennycook, 16 vjeçar, u vra të martën në mbrëmje, në Constable Road, në Corby.

Policia e Northamptonshire u informuan për ngjarjen e rëndë rreth orës 19:00, ndërkohë që arrestuan tre adoleshentë, nën dyshimin se kishin privuar nga jeta të riun 16 vjeçar, i cili edhe pasi mori ndihmë, nuk ia doli t’u mbijetoj plagëve të marra.

Të arrestuarit janë të moshës 15 dhe 17 vjeç.

Po ashtu, forenzika po bënë hetimet e duhura në lidhje me rastin.

“Kjo është një ngjarje e dhimbshme dhe shumë tragjike, ku vdiq një i ri i cili kishte jetën para vetës. Hetimet po vazhdojnë por, gjithësesi unë u kërkoj të gjithëve që kanë informacion në lidhje me ngjarjen, të informojnë në stacionin më të afërt policor”, tha shefi Joe Banfiled./21Media

Back to top button