Kante nuk dëshiron të dëgjojë për klube të tjera: Jam me fat që luaj për Chelsea

 

Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë në Chelsea edhe pse po ofrohet kalimtari veror dhe ofertat drejt tij nga klubet e mëdha evropiane nuk mungonë.

Ai ka thënë se kur e mendon rrugën se si ka nisur karriera e tij, ndihet shumë me fat që është pjesë e Chelseat.

“Nëntë vjet më parë, kur luaja për rezervat në Boulogne dhe bëra debutimin tim profesional në Ligue 2, isha shumë i uritur dhe shumë shpresëdhënës në futboll. Nuk e dija se sa larg mund të shkoja; thjesht doja të bëja më të mirën. Sot jam me Chelsean dhe po ndihem shumë me fat për të luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur, është e mahnitshme “, ka deklaruar ai.

 

Back to top button