Theret me thikë një 25 vjeçar në Prishtinë

Një person është therur me thikë sot në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Edit Durham” në kryeqytet.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button