Kaloni te përmbajtja kryesore

Theret me thikë një 26 vjeçar, arrestohet i dyshuari

Është therur me thikë dje një person në Shtime. Personi me inicialet A.B. 26 vjeçar dyshohet se është therur me thikë afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura nga E.H, 27 vjeç.

Bëhet e ditur, se i theruri pas ndihmës së parë në Shtime, është dërguar në QKU.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button