Dhunimi i vajzës shqiptare, dalin përgjimet telefonike të Robinos

Çështja e Robinhos është pasuruar me një kapitull të ri. Portali brazilian “UOL Esporte” ka publikuar sot disa audio-inçizime që datojnë në vitin 2014, kur policia italiane kishte nisur të përgjonte telefonatat e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit pas denoncimit për përdhunim të bërë një vit më parë.

Akuzat çuan gjykatën e Milanos të dënojë sulmuesin me 9 vjet burgim; Robinho, në këto biseda telefonike, rikujton atë natë kur së bashku me një grup shokësh dhunoi një vajze shqiptare. Në fillim ai nuk duket shumë i shqetësuar. “Asgjë nuk do të ndodhë. Ishte më shumë se një vit më parë dhe ajo ishte plotësisht e dehur.”, dëgjohet duke thënë braziliani në telefon.

“Ajo as nuk e di kush jam unë. Nëse më thërret policia, do të them që nuk e kam prekur kurrë atë grua”, vijon më tej Robinho.

Por bisedat telefonike bëhen më serioze pak kohë më vonë; shqetësimi shtohet, mbi të gjitha nga frika se “gruaja mund të jetë shtatzënë” dhe se rasti “mund të përfundojë në media”.

Madje, në vazhdim ndryshojnë edhe versionet e Robinhos: nga “nuk bëra asgjë” në “thjesht bëra seks oral dhe u largova, të tjerët qëndruan atje. Ata që kanë bërë seks me të janë tashmë në Brazil”, dëgjohet Robinho duke folur në telefon./kp

Back to top button