Theret me thikë një i mitur në Prishtinë
Një i mitur është therur me thikë në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 18:45, në rrugën “12 Qershori”.
“Viktima është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci./21Media