Theret me thikë një person në Çagllavicë

 

Një person është ther me thikë  gjatë ditës së sotme në fshatin Çagllavicë të Prishtinës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë. Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, ka bërë të ditur ai./21Media

Back to top button