Theret me thikë një person në Drenas, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar të dielën nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër person.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Karroticë e Poshtme, në komunën e Drenasit.
I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka therur me mjet të mprehtë – thikë, viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit”, thuhet në raport.