Kaloni te përmbajtja kryesore

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një person është arestuar në Gllamnik të Podujevës pasi dyshohet se nuk i ishte ndalur policëve e më pas e kishte goditur një zyrtar policor me veturë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:25 dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë  09.11.2025 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button