Theret me thikë një person në Mitrovicë, deklarohet policia

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima sipas policisë është 66 vjeçar.

“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia ” në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime mga nje mjet i mpreht ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button