Theret me thikë një person në Qendrën e Azilkërkuesve, Vranidoll

 

Një person është therë me thikë sonte rreth orës 19:30 në Qendrën e Azilkërkuesve, Vranidoll.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metejmë mjekësor.”, ka thënë ai.

Po ashtu ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe ndaj tyre është inicuar hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Borovci ka bërë të ditur se viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj./21Media

Back to top button