Theret një i mitur në Mitrovicë

Është therur me thikë një i mitur mëngjesin e së mërkurës, në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë. Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë, ku pas një përleshje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur”, tha Zahiti.

Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button