Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE, Hoti: Arritje për të gjithë shqiptarët

Deputeti LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar pasi Shqipëria ka hapur kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai e ka cilësuar këtë si arritje të rëndësishme për gjithë shqiptarët.
“Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht. “, ka shkruar Hoti.
Megjithatë ai ka përmendur faktin se që dy vjet nuk ka mbledhje të përvashkëta të dy Qeverive.
“Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve!
Në anën tjetër, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore.”, ka përfunduar Hoti./21Media