Theret një person në Fushë Kosovë

Arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:40 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë.

Njëri nga të dyshuarit është therur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Poashtu dhe dy të dyshuarit tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor”./21Media

Back to top button