Abbott: Dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme
Çoçaj: Dukuria e pastrimit të parave po shënon rritje
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar sot punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”, me ç’rast u tha se kjo dukuri është mjaftë prezente dhe në Kosovë.
Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme.
Abbott tutje tha se shpreson se kjo punëtori do të shfrytëzohet si platformë e mirë për praktikë më të mira në hetim dhe ndjekjen penale të pastrimit të parasë.
Kurse, Skënder Çoçaj, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë tha se dukuria e pastrimit të parave është dukuri që po shënon rritje.
Sipas tij, në rrafshin legjislativ Kosova ka përafruar direktivat në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se për sistemin sfida më e madhe që po ballafaqohen institucionet e Kosovës e posaçërisht sistemi i drejtësisë është krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe vepra penale që lidhen me pastrimin e parasë.
Ai tha se do orientojnë të gjithë kapacitetin e tyre në luftimin e kësaj dukurie negative.