Theret me thikë një person në Ferizaj

Policia ka arrestuar të dyshuarin

Një person nga Ferizaj ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur  të cilët e kanë therur me thikë në shpinë.

Në raportin  e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Besim Rexhepi” ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe po ashtu dje rreth orës 14:20 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari , i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Back to top button