Petkoviq: Politika e pakuptimtë e Prishtinës më pengoi të jem në Kosovë për Pashkë

Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia refuzoi në Kosovë.

Ai ka thënë se institucionet kosovare morën një vendim të pakuptimtë lidhur me anulimin e vizitës së tij.

“Do të doja për këtë festë të isha me serbët e Kosovës, por politika e pakuptimtë e Prishtinës më pengoi. E pamundur për mua. Ishte një vizitë feste, e cila në vetvete mbart mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi, mes të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, pa dallim feje apo kombi”, ka thënë Petkoviq.

Back to top button