Therja e katër personave në Ferizaj, Elezi: Lënja e lirë e të dyshuarit është problem serioz për sigurinë
Njohësi i sigurisë Bedri Elezi në lidhje me çështjen e sulmit të 4 qytetarëve në Ferizaj, ka thënë se i dyshuari ka shfrytëzuar joprofesionalizimin e Policisë të Kosovës dhe rrezikon sigurinë në vend.
Sipas tij Policia e Kosovës nga ky rast ka rrezik serioz për të gjithë qytetarët e tjerë.
“Lënja e lirë e të dyshuarit për sulmin e 4 qytetarëve në Ferizaj, përfshirë edhe fëmijët është problem serioz për sigurinë.Policia e Kosovës, duke deklaruar publikisht se është evituar rreziku për qytetarët e komunës së Ferizaj, ngase është arrestuar i dyshuari për sulmin ndaj 4 personave në Ferizaj, ka vendosur në rrezik serioz të gjithë qytetarët e tjerë të cilit janë lajthitur nga institucioni kompetent për siguri publike.
Fakti se i dyshuari ka shfrytzuar jofrofesionalizimin e policisë së Kosovës, të cilët duke përdorur deryren zyrtare i kanë krijuar kushte të njetit ( të dyshuarit ) të jetë i lirë, poashtu të vazhdoj të rrezikoj qytetarë të tjerë apo edhe të arratiset, mund të mendojmë se ky rast është tejet i rëndë për sigurinë në republikën e Kosovës.
Qytetarët e republikës së Kosovës duhet vazhduar të besojnë në policinë, gjithashtu organet kompente duhet marrin të gjitha masat për të vendosur besimin te taksapagusit, duke vendosur para përgjegjësisë personat kompetent”, ka shkruar Elezi në Facebook. /21Media