Qeveria ndan mbi shtatë milionë euro për garantimin e kredive

Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi shtatë milionë euro për garantimin e kredive në kuadër të masës 2.2 nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete financiare kanë për qëllim që bizneset dhe eknomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojë hipoteka si garanci.

“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat dhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit në mënyrë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për Garanci Kreditore duke shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo për të financuar dritaret e ndryshme që janë në kuadër të këtij Fondi. Në mënyrë që të vazhdojë rritja e granatimit të kredive dhe që bizneset dhe ekonomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojë hipoteka si garanci, ne do të vazhdojmë edhe me transferin e radhës që është në vlerë prej 7 milionë e 368 mijë euro në kuadër të masës 2.2, në mënyrë që të rikapitalizohet Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive dhe kështu të mundëoshet vazhdimi i kredidimit të biznesve”, tha Murati.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”.

Back to top button