Therje me thikë në Krushë të Madhe, arrestohet i mituri

Policia ka informuar se mbrëmë në Krushë të Madhe të Rahovecit është arrestuar një djalë i mitur, pasi ka sulmuar me thikë një të mitur.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal.”, ka informuar policia.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button