Thes me dinamit në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Dy burra kanë raportuar se kanë hasur në dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit, të enjten në Prishtinë.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dalë në vendin e ngjarjes.

“Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport./21Media

Back to top button