Thirr policinë se dëgjoi shpërthim, del se ishte i dehur

 

Policia ka bërë të ditur se dje një burrë nga Mitrovica e Veriut, kishte raportuar se përderisa ishte në vendin e punës si sigurim fizik kishte dëgjuar një shpërthim.

”Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar. Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar. Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil. Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejte diçka të dyshuar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button