Thirrje publike për pasurimin e Fondit Shtetëror të Artit
Me qëllim të pasurimit të Fondit Shtetëror të Artit është hapur thirrje publike për blerje të veprave të artit vizual dhe audiovizual.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës e cila përmes kësaj thirrjeje synon:
Të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendor.
Të pasuroj Fondin Shtetëror të Artit.
Të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë.
Promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomacisë publike.
Ndërkaq, afati i fundit për aplikim është 06.06.2022./21Media