Detaje nga aksidenti me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një aksident dje(30 prill)në rrugën Gjilan-Kamenicë ka përfunduar me fatalitet.
Një 70 vjeçar ka vdekur.
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm, ku ka thënë se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin VË – kombi, për arsye të panjohur, del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva, të cilën e drejtonte viktima.
Si pasojë e aksidentit, viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit pa shenja jete.
Ndërkaq, në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se lëndime trupore ka pësuar edhe i pasagjeri, i cili pasi ka marrë tretmanin mjekësor është liruar në shtëpi.
I dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes në këmbë, në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button