Thyhet një sasi e madhe akulli në Polin Jugor, rrezikohen anijet

Akullnaja Larsen C,  ka sipërfaqe pothuajse sa shteti federal amerikan Delaver

Njëra nga akullnajat më të mëdha në botë rrezikon të ndahet nga Antarktiku, duke paraqitur një rrezik potencial për anijet që udhëtojnë në atë pjesë, transmeton Reuters.

Akullnaja Larsen C, e cila ka sipërfaqe pothuajse sa shteti federal amerikan Delaver ose ishulli indonezian Bali, është i lidhur me pjesën tokësore me një gjatësi prej vetëm 13 kilometrash, pasi që muajin e kaluar u ça në gjatësi prej 175 kilometrash.

Back to top button