Thyhet rekordi për më së shumti pompa brenda një ore

Një australian ka vendosur një rekord të ri botëror për pompa, duke bërë më shumë se 3206 në vetëm një orë – që është 53 çdo minutë, ose pothuajse një në sekondë.

Lucas Helmke mori titullin e vendosur nga një tjetër australian vitin e kaluar – është hera e katërt që vendoset një rekord i ri për këtë sukses në tre vjet.

Një kontabilist me profesion, babai 33-vjeçar i tha librit të rekordeve Guinness se donte të “frymëzonte” djalin e tij njëvjeçar duke i treguar atij se “asgjë nuk është e pamundur”.

Çdo pompë duhej të ishte e përsosur për të përmbushur standardet e kërkuara për një rekord zyrtar botëror.

Helmke-s iu kërkua ta mbante trupin drejt, pa i përkulur gjunjët dhe belin, ndërsa arrinte të paktën një kënd prej 90 gradë në bërryl kur u ul.

Rekordi i mëparshëm u vendos nga Daniel Scali, i cili bëri 3,182 shtytje, në prill 2022.

Helmke theu rekordin në palestrën Iron Underground në nëntor të vitit të kaluar dhe së fundmi u informua nga Guinness World Records se rekordi i tij ishte miratuar. Dy mbajtës të mëparshëm rekord ishin gjithashtu australianë.

Duke postuar certifikatën në Facebook-un e tij muajin e kaluar, ai shkroi: “Kjo më në fund doli”.

Helmke i tha Guiness World Records se iu deshën dy deri në tre vjet për të ndërtuar forcën fizike për të arritur suksesin e jashtëzakonshëm.

Nisur nga konkurrenca, nuk është e qartë se sa do të qëndrojë rekordi i tij./21Media

Back to top button