Ticketmaster paditet nga fansat e Taylor Swift

Një grup fansash të këngëtares, Taylor Swift kanë paditur Ticketmaster pas një oferte kaotike dhe të dështuar për të blerë bileta për turneun e ardhshëm të saj në ShBA.

Ticketmaster kohët e fundit u detyrua të anulonte shitjen biletave në faqen e saj, duke lënë shumë fansa të frustruar.

Padia, e ngritur nga 26 ‘Swifties’ nga i gjithë vendi, pretendojnë se kompania është fajtore për mashtrime.

Sipas padisë, të ngritur në Kaliforni, Ticketmaster dhe kompania e saj Live Nation, imponuan çmime artificialisht të larta para-shitje, shitje dhe rishitje për fansat.

Në nëntor, kompania tha se 3.5 milionë njerëz u regjistruan paraprakisht si “tifozë të verifikuar” me shpresën për të marrë biletat për “Eras Tour” të Swift-it në ShBA vitin e ardhshëm.

Tifozët e Swift po kërkojnë 2500 dollarë për çdo shkelje të supozuar – një shumë që potencialisht mund të arrijë në miliona./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button