Tifozët e Interit kërkojnë largimin e pronarëve kinez nga klubi

Interi nuk e ka nisur mirë sezonin 2022/23 dhe tifozët kanë kërkuar që presidenti Steven Zhang të largohet nga klubi, duke ngritur pankarta në të gjithë qytetin e Milanos.
“Nerazzurrët” kanë marrë tri humbje në shtatë ndeshjet e tyre të para në Serie A, duke zemëruar tifozët me paraqitjet e tyre të dobëta në fushë. Gjërat nuk kanë qenë më të mira as në Ligën e Kampionëve, me skuadrën që humbi ndaj Bayern Munich, por mundi Viktoria Plzenin.
Zemërimi i tifozëve tashmë është i dukshëm nëpër rrugët e Milanos. Në të gjithë qytetin janë ngritur pankarta ku shkruhet: ‘Zhang, largohu’.
Në shumë raste është folur se Interi mund të shihet pasi Suning Group nuk po ia dalin që të investojnë në përforcimin e skuadrës, por deri më tani nuk ka pasur lëvizje konkrete në këtë drejtim.
Interi ka mbledhur vetëm 12 pikë pas shtatë ndeshjeve në Serie-A duke u pozicionuar kështu në vendin e shtatë në tabelë.

Back to top button