Tifozët e Liverpoolit padisin UEFA-n

Më shumë se 1700 tifozë të Liverpool-it kanë ngritur padi kundër UEFA-s për kaosin në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti.

Finalja në Stade de France në Saint-Denis u vonua 35 minuta pasi shumë tifozë të Liverpool nuk mundën të hynin në stadium me biletat e blera.

Tifozët anglez kërkojnë dëmshpërblim nga UEFA për dëmtimet psikologjike dhe fizike që kanë pësuar për shkak të neglizhencës së tyre nga ana e organizatorëve. Përveç presionit në hyrje të stadiumit, tifozët e Liverpool ishin edhe viktima të hajdutëve dhe huliganëve në Paris.

Firma ligjore Binghams, e cila përfaqëson disa nga tifozët e Liverpool, tha se ishin të tmerruar nga historitë e atyre që u përpoqën të hynin në stadium më 28 maj.

“Si një tifoz i vjetër i Liverpool-it, u tmerrova kur dëgjova se çfarë ndodhi në atë që duhet të ishte kurorëzimi i sezonit të futbollit. Jo vetëm tifozët, por edhe miqtë, familjarët dhe klientët e mi që ishin në stadium atë ditë, folën për skenat e tmerrshme që ndodhën rreth stadiumit para dhe edhe pas ndeshjes”, tha një nga avokatët.

Liverpool u mposht nga Real Madridi (1:0) në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj dhe golin e vetëm e shënoi braziliani Vinicius Junior në minutën e 59-të.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button