Tifozët spanjollë me pankarta “Kosova është Serbi, Katalonia është Spanjë”

Mbrëmë u luajt ndeshja midis Shqipërisë e Spanjës, ku kjo e fundit fitoi me rezultat për 2:1.
Në rrjetet sociale u publikuan pamje të tifozëve spanjollë me pankarta në duar.
“Kosova është Serbi, Katalonia është Spanjë”, shkruhej nëpër pankarta.
Pamjet janë publikuar në Twitter nga Joan Carles Calbet.


Ndryshe, rezultatin mbërmë i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Ferran Torres, i cili kaloi Spanjën në epërsi prej 1:0 në minutën e 75’ të ndeshjes.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, ku pas një gabimi nga portieri dhe mbrojtja spanjolle, sulmuesi Myrto Uzuni barazon rezultatin për Shqipërinë në minutën e 85’ të ndeshjes.
Shqipëria ishte shumë pranë një barazimi historik me njërën nga kombëtaret më të forta në botë, por një gol i Dani Olmos në minutën e 90’ të ndeshjes bëri që Spanja të shënojë fitore me rezultat 2:1 kundër “Kuqezinjve”.
Pas humbjes sot, Shqipëria do ta zhvillojë miqësoren e fundit të këtij muaji kundër Gjeorgjisë më 29 mars./21Media

Back to top button