Tirana International Film Festival një nga 29 festivalet më të mira europiane
Tirana International Film Festival është përzgjedhur si një nga 29 festivalet më të mira europiane të filmit, përfshirë Berlinin, Cannes, Venecia, Locarno, dhe të tjerë, për të nominuar Filmin më të mirë të shkurtër evropian për çmimet EFA.
“Pas kualifikimit për çmimin e Akademisë në 2018, kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë TIFF në vitin e 20-të, dhe një çmim i merituar për përpjekjen e jashtëzakonshme të bërë gjatë gjithë këtyre viteve sfiduese por të suksesshme.Shqipëria po tenton të integrohet në Europë këto 30 vite, ndërsa TIFF ka përfunduar detyrën e saj.”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Tirana International Film Festival.
Tutje kanë falënderuar Akademisë Evropiane të Filmit, për njohjen, si dhe të gjithë ata që ndihmuan që ky të jetë një sukses./21Media