Tirana siguron përballjen me Besiktasin në Ligën e Konferencës

Skuadra shqiptare, Tirana e ka siguruar biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, ku tani përballë do ta ketë gjigantin turk, Besiktas.

Tirana në raundin e parë e eliminoi skuadrën e Dinamo Batumit, duke e mposhtur sot si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në “Air Albania”, Tirana barazoi si vendase me Dinamo Batumin 1:1, ndërsa ndeshjen e sotme si mysafire në “Batumis Dinamos Satsvrtneli Baza” e mposhti skuadrën gjeogjiane me shifrat 2:1.

Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Regi Lushkja (minuta e 28’) dhe Ardit Deliu (minuta e 78’), ndërsa golin e nderit te Dinamo Batumi e shënon Tomike Kapanadze në minutën e 90’ të ndeshjes.

Tirana siguron tani raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, ku atje do ta ketë përballë gjigantin turk, Besiktas.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Tiranës.

Rezultati i përgjithshëm, 3:2 në favor të Tiranës (ndeshja e parë përfundoi e barabartë 1:1).

Back to top button