Tiranë: Vepër që thyen status quon e historiografisë shqiptare

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u promovua kompleti i librave “Kosovës” I-VIII i historianit Jusuf BUXHOIVI
Sot në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë promovini i veprës historiografike “Kosova”V-VIII të historianit Jusuf Buxhovi. Në këtë pomovim morën pjesë akademikë të njohur shqiptarë, historianë dhe intelektual të shumtë, si Rektori i Studimeve Albanologjike, prof dr Luan Përzhita, akademikët Neritan Ceka dhe Nestor Thereska, historiani prof dr Hadan Bello, shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, etnografja Luljeta Dano, ambasadori Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi si dhe ish ambasadorët e Shqipërisë Islam Lauka, Mal Berisha dhe të tjerë nga radhët e shtypit dhe të qarqeve intekektuale të Tiranës.
Rreth veprës dë Buxhovit folën, ambasadori Avni Spahiu, përkthyes i veprave në anglisht, veprën e cilësoi hap të rëndësishëm në demistifikimin e gënjeshtrave të historiografisë serbe. Ndërsa rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof, dr. Luan Përzhita, e quajti vepër të rëndësishme të historiografisë shqiptare, që ndriçon shumë çështje antike të Dardanisë si qendër e botës ilire. Nikollë Camaj, foli rreth diapazonit historiografik të autorit në letërsi që asaj i kanë dhënë dimension antologjik. Rexhep Shahu foli rreth Buxhovit si publicist të kohës së kthesave historike. Në fund, akademik Neritan Ceka falëmendëroi në emër të nikoçirit. Theksoi se vepra e Buxhovit meriton vemendje për çështjet e hapura si dhe guximin që të thyhen stereotipet ideologjike dhe ato që i ka vu historiografia serbe, që duhet të rishqyrtohe në përputhje me faktet.
Në fund, autori Buxhovi theksoi se ndjehet i nderuar që veprës së tij, më më fund , iu hapëm dyert në Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, me të cilën, tha se ka dallime dhe kundërshtime për shumë çështje, por që atobduhet të çojnë te njohja e të vertetës jashtë kornizsve ideplogjike dhe të lumitrve të historiografisë hegjemoniste serbe.
Promovimi u udhëhoq me shumë sukses nga Ambasador Flamur Gashi, ish gazetar dhe ish ambasador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë./21Media

Back to top button